Sesioni i Forumit të katërt në bashkësi në Komunën e Bogovinës

Më 05.05.2023, në restorant “Floar” në prani të qytetarëve Komuna e Bogovinës realizoi me sukses sesionin e Forumit të katërt në bashkësi, forume të cilat organizohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”, të financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria për vetëqeverisje lokale dhe të kofinancuar nga UNDP dhe kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel komunal.

Në sesionin e Forumit të katërt moderatori sërish prezantoi rregullat dhe kriteret për zgjedhjen e projektit që do të financohet në kuadër të forumit në bashkësi, si dhe u analizua se cilët prej qytetarëve kanë të drejtë vote në bazë të evidencës së pjesëmarrjes së tyre. Më pas, nga qytetarët u votuan tre propozim – projektet: “Rregullimi i shtratit të lumit në vendbanimin Pirok”, “Ndërtimi i trotuarit në vendbanimin Pirok” dhe “Ndërtimi i rrugës që e lidh vendbanimin Rakovec me vendbanimin Bogovinë”. Prej këtyre tre projekteve, më i votuari nga qytetarët e Komunës së Bogovinës ishte “Rregullimi i shtratit të lumit në vendbanimin Pirok”.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre të rëndësishme për implementim të suksesshëm të forumeve si dhe për kontributin e dhënë gjatë propozimeve të projekteve të shumta, të cilat janë shumë të nevojshme që të realizohen në Komunën e Bogovinës. Të gjitha këto do t’i shërbejnë Komunës në planifikimin e aktiviteteve dhe zhvillimin e projekteve të ardhshme.

#FuqizimiIKëshillaveKomunal #QytetarëtNëVendTëParë #CHinMK #SDGs

Forumi i tretë në bashkësi

Më 28.04.2023, në restorant “Floar” në prani të qytetarëve Komuna e Bogovinës realizoi me sukses sesionin e Forumit të tretë në bashkësi, forume të cilat organizohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”, të financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria për vetëqeverisje lokale dhe të kofinancuar nga UNDP dhe kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel komunal.

Në sesionin e tretë të Forumit moderatori prezantoi rregullat dhe kriteret për zgjedhjen e projektit që do të financohet në kuadër të forumit në bashkësi. Më pas u prezantuan tre propozim – projektet, të cilat kanë dalur nga propozimet e qytetarëve në sesionin e parë dhe janë në sferën e infrastrukturës komunale. Propozim – projektet që u prezantuan në këtë sesion ishin: “Rregullimi i shtratit të lumit në vendbanimin Pirok”, “Ndërtimi i trotuarit në vendbanimin Pirok” dhe “Ndërtimi i rrugës që e lidh vendbanimin Rakovec me vendbanimin Bogovinë”.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe kontributin e dhënë.

#FuqizimiIKëshillaveKomunal #QytetarëtNëVendTëParë #CHinMK #SDGs

Nënshkrimi i Marrëveshjes për formimin e Njësisë për menaxhimin e ujërave dhe rreziqeve nga përmbytjet në rajonin planor të Pollogut

Më 28.04.2023, kryetari i Komunës së Bogovinës ishte prezent në evenimentin e organizuar në hotel “NB” me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes me kryetarët e Pollogut për formimin e Njësisë për menaxhimin e ujërave dhe rreziqeve nga përmbytjet në rajonin planor të Pollogut.
Poashtu, në këtë eveniment u hapën edhe diskutime të ndryshme në lidhje me hapat e ardhshëm në zbatimin e aktiviteteve për Njësinë e përbashkët në kuadër të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në Rajonin e Pollogut” financuar nga Ambasada e Zvicrës dhe implememtuar nga UNDP-ja.

Kryetari Besnik Emshiu nënshkroi Kontratën për blerje të një mjeti zjarrfikës

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Fireshield” IPA/2021/429-446, në hapësirat e Komunës së Bogovinës, kryetari Besnik Emshiu nënshkroi Kontratën për blerje të një mjeti (kamion) zjarrfikës.

Ky mjet special do të jetë në shërbim të Stacionit zjarrfikës që është pjesë e projektit të përbashkët IPA me Komunën e Vrapçishtit.