Inspektimi i punimeve në rrugën në fshatin Pallçisht i Poshtëm

Më 21.09.2023, kryetari i Komunës së Bogovinës bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale z. Risto Penov dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi, morën pjesë në inspektimin e punimeve që po bëhen në projektin e ndërtimit të rrugës nga fshati Pallçisht i Poshtëm deri tek autostrada Tetovë – Gostivar, projekt ky që do të lidh vendbanimet e Komunës së Bogovinës me projektin e rëndësishëm Korridori 8.

Komuna falënderon me këtë rast Qeverinë dhe gjithë institucionet të cilat janë përfshirë në finalizimin e këtij projekti infrastrukturor që do të lehtësojë jetën e qytetarëve të mbarë rajonit të Pollogut.

Vizitë e zv. Ministrit të arsimit dhe shkencës në shkollën fillore “Liria”

Kryetari i Komunës së Bogovinës priti sot në vizitë zv. Ministrin e arsimit dhe shkencës z. Agim Nuhiu, ku në protokoll ishte mbikqyrja e disa punimeve që janë realizuar në shkollën fillore “Liria”, në f. Zherovjan.

Ata falënderuan për mikpritjen të gjithë nxënësit e shkollës dhe arsimtarët, të cilët ishin të kënaqur nga kushtet të cilat i ka ofruar Ministria e arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës.