Realizohet aktiviteti “Ligjeratë edukative – informuese për pasojat nga dhuna në familje”

Komuna e Bogovinës realizoi me sukses aktivitetin “Ligjeratë edukative – informuese për pasojat nga dhuna në familje” në shkollat fillore komunale “Abdyl Frashëri”- Bogovinë, “Sabedin Bajrami” – Kamjan, “Dervish Cara” – Pallçisht i Poshtëm dhe “Dervish Cara” – Kallnik.

Ky aktivitet u realizua në bazë të Programit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave për vitin 2023 të Komunës së Bogovinës.

Realizues të aktivitetit janë kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta Mirjeta Sinani dhe psikologet Shpresa Qamili dhe Edona Aliti.

Kryetari i Komunës në takim pune me zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu ishte në takim pune me zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve, z. Bekim Rexhepi me të cilin biseduan mbi rekonstruimin e rrugës lokale nga Bogovina drejt Novosellës dhe Urviçit si dhe ndërtimin e rrugës nga Bogovina në drejtim të Sedllarcës.

Projekti i parë është me financim të Qeverisë, derisa projekti tjetër financohet nga Banka Botërore, e me këtë rast Komuna shfrytëzon mundësinë për t’i falenderuar për bashkëpunimin.