Instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” në Sellarcë të Epërme

Filloi instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” në vendbanimin Sellarcë e Epërme.

Projekti për instalimin e nxemjes qendrore në këtë shkollë është financuar nga USAID- i në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës dhe shkollën fillore “Sabedin Bajrami”.

Përmirësimi i infrastrukturës shkollore është prioritet kryesor në Komunën e Bogovinës, me qëllim që të ofrohen kushtet e duhura për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor në një mënyrë më të organizuar.

Kryetari i komunës vizitoi shkollat me rastin e fillimit të vitit shkollor

Në bazë të programit për arsim, më 04.09.2019 kryetari i Komunës së Bogovinës vizitoi shkollat fillore duke iu dëshiruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Gjithashtu, ai iu dhuroi nga një fletore nxënësve të klasave të para, i uroi për fillimin e një epoke krejtësisht të re në jetën e tyre dhe iu dëshiroi suksese gjatë rrugëtimit në botën e dijes.

Komuna në bashkëpunim me drejtorët e shkollave fillore, duke realizuar sistematizimin e vendeve të punës ku çdo mësimdhënës do të jetë adekuat për lëndën e tij, si dhe investimet e nevojshme nëpër shkolla ka siguruar që të ofrohen kushte sa më të mira për një vit shkollor produktiv.

Kryetari në takim pune me kandidatët e përzgjedhur në Programin “Punë e dobishme komunale”

Kryetari i Komunës së Bogovinës sot ishte në takim pune me kandidatët të cilët janë përzgjedhur në Programin “Punë e dobishme komunale”, projekti “Së bashku mundemi”.

Të angazhuarit në këtë projekt do të ofrojnë tre lloje të shërbimeve: shërbime mjekësore për banorët e fshatrave malor, përkujdesje për persona të moshuar dhe asistim për fëmijët me nevoja të veçanta gjatë procesit edukativo-arsimor.