Vazhdojnë projektet për ndryshime të infrastrukturës rrugore

Komuna e Bogovinës vazhdon me projektet për ndryshime të infrastrukturës rrugore në territorin e saj.
Sot, përfunduan punimet e rrugës së a.q. “Rruga e Ekremit”, në vendbanimin Zherovjan.
Komuna shfrytëzon rastin të falënderojë të gjithë qytetarët, të cilët kontribuan gjatë rregullimit të kësaj rruge.
Vazhdojmë me projekte të rradhës!

 

Kryetari i Komunës së Bogovinës realizoi takim me organizatën joqeveritare Mladiinfo dhe Multikultura

Kryetari i Komunës së Bogovinës realizoi takim me organizatën joqeveritare Mladiinfo, me seli në Shkup dhe Multikultura, me seli në Tetovë. Në takim u bisedua për formimin e Youthbanks apo Bankat për të rinjtë në Komunën e Bogovinës, qëllimi i së cilës është që të rinjtë sa më shumë të përfshihen në projektet komunale, dhënien e ideve si dhe përpilimin e projekteve që do të ndihmonin në zgjidhjen e ndonjë problemi lokal.
Kryetari i Komunës së Bogovinës premtoi se për vitin e ardhshëm tashmë janë planifikuar disa mjete financiare për zhvillimin e këtij projekti dhe për formimin e Bankave për të rinjtë.

Urime Dita e Alfabetit të nderuar banorë të Komunës së Bogovinës!

Të nderuar banorë të Komunës së Bogovinës,

Sot festojmë një nga ditët më të rëndësishme për kombin tonë. Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe shënon bashkimin kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve. Veçantia e popullit tonë ndaj popujve të cilët na rrethojnë është pikërisht gjuha jonë unike dhe nga më të lashtat. Diverziteti dialektik i gjuhës shqipe e unifikuar në Manastir nga mendjet më të ndritura të shqiptarisë është pikërisht edhe pasuria jonë kombëtare.
Të nderuar, të jemi krenar me gjuhën tonë dhe të mos lejojmë që kjo pasuri e jona të nënçmohet dhe të vendoset në kornizat e përqindjeve.

Urime Dita e Alfabetit të nderuar banorë të Komunës së Bogovinës!

Kryetar i Komunës së Bogovinës
Albon Xhemaili

Realizimi i trotuarit në fshatin Zherovjan

Më 21.11.2018, u përmbyll realizimi i trotuarit në fshatin Zherovjan, me qëllim që këmbësorëve t’iu mundësohet lëvizje e lirë dhe e sigurt.
Komuna e Bogovinës, nën udhëheqjen e kryetarit z. Albon Xhemaili, do të vazhdojë me projektet që do të ndikojnë në rritjen e kualitetit të jetës së banorëve të Komunës së Bogovinës.

Rregullimi i rrugës në qendër të vendbanimit Sedllarcë

Realizohet rregullimi i rrugës në qendër të vendbanimit Sedllarcë, e cila është financuar nga ana e komunës dhe vetë qytetarëve të vendbanimit Sedllarcë.
Komuna falënderon të gjithë ata të cilët kontribuan gjatë punimeve të kësaj rruge, duke shpresuar që të vazhdojë bashkëpunimi me qytetarët edhe për rrugica të tjera.

Përfunduan punimet e rrugës në fshatin Bogovinë

Sot, përfunduan punimet e rrugës së a.q. “Rruga e Ismailhakiut” në vendbanimin Bogovinë, me sipërfaqe prej 500 m2.
Komuna e Bogovinës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe siguron se do të vazhdojë me projektet për ndryshimet e infrastrukturës rrugore.