Komuna e Bogovinës furnizohet me elementet për fazën e parë të projektit për efikasitet energjetik

Sot, Komuna e Bogovinës është furnizuar me elementet për fazën e parë të projektit për efikasitet energjetik. Projekt ky i financuar nga Komuna e Bogovinës dhe UNDP në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane, ndërsa një pjesë është kofinancuar edhe nga aplikuesit (qytetarët) e Komunës. Elementet me të cilët është furnizuar Komuna sot, do të shërbejnë për nxehje qëndrore.

Dy makina të tjera në Komunën e Bogovinës

Më datë 18.12.2020, Komuna e Bogovinës siguroi edhe dy makina të tjera, të cilat do të shërbejnë për pastrimin e hapësirave të gjelbërta dhe krasitjen e drunjëve, me çka do të mundësojnë mirëmbajtje më efikase të pastërtisë publike në Komunë. Këto makineri janë siguruar përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale realizimi i të cilit bëhet përmes njësisë së projektit të Ministrisë së Financave të mbështetur nga Banka Botërore.

Edhe njëherë duam të theksojmë që me realizimin e këtij projekti, do të përmirësohen shërbimet komunale për të gjithë qytetarët sa i përket pjesës së higjienës dhe planifikimit hapësinor në Komunën e Bogovinës.

Komuna e Bogovinës sot u furnizua me një ekskavator

Komuna e Bogovinës ditën e sotme u furnizua me një ekskavator të dhuruar si donacion nga UNDP, i mbështetur financiarisht nga Ambasada Zvicerane.

Ky ekskavator normalisht që do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve dhe të të gjitha vendbanimeve që i përkasin Komunës tonë.

Instalimi i nxemjeve qendrore në shkollën fillore “Dervish Cara”

Komuna e Bogovinës ka mundësuar instalimin e nxemjeve qendrore në shkollën fillore “Dervish Cara” të vendbanimit Kallnik, shkollë e cila më herët gjatë periudhës së dimrit është ngrohur përmes koftorëve.

Instalimi i këtyre nxemjeve qendrore do të plotësojë kushtin më elementar për çdo punonjës dhe nxënës të kësaj shkolle në kohërat e ftohta të dimrit.