Sektori i buxhetit dhe financave kryen këto punë:

  • Sigurimi i kryerjes së punëve në rajonin e caktuar, funksionimi i këtij sektori në komunë është konform ligjit për vetqeverisje lokale, ligjeve tjera dhe akteve të përgjithshme si dhe udhëheqje efikase të sektorit;
  • Organizimi, koordinimi dhe menaxhimi i punëve financiare të nevojshme për realizimin e detyrave të caktuara dhe përgjegjësitë të cilat kërkohen nga ky sektor.

Detyrat esenciale të këtij sektori janë:

  • Planifikimi dhe realizimi i buxhetit;
  • Analizat e realizimit dhe planifikimit buxhetor;
  • Tatimet dhe realizimi i të hyrave vetanake;
  • Furnizimet publike;
  • Shërbimet e kontabilitetit të institucionit;
  • Përgatijta e raporteve financiare;
  • Zhvillimi ekonomik lokal;
  • Propozime dhe sugjerime lidhur me financat në tërësi.