Projekti “Fireshield”

Në kuadër të projektit ”Fireshield”, financuar nga Bashkimi Europian, IPA Crossborder programme, Caritasi i Shqipërisë së Jugut, ka siguruar një makinë, e cila do të shërbejë për realizimin e fushatave ndërgjegjësuese në zonat rurale me në fokus parandalimin dhe mbrojtjen ndaj zjarreve dhe të aktiviteteve të tjera të parashikuar në projekt.

Hapja solemne e Ujëvarave të Kamjanit

Më 04.07.2022, kryetari i Komunës së Bogovinës ishte prezent në hapjen solemne të Ujëvarave të Kamjanit, event i organizuar nga shoqata “Eco Kamjan”. Në këtë event ishte prezent presidenti z. Stevo Pendarovski, ministrin z. Naser Nuredini, drejtori z. Ibrahim Dehari dhe  kryetari i BL të fshatit Kamjan z. Mahir Rexhepi.

Kryetari Emshiu tha se vlerëson angazhimin e të gjithëve në rregullimin e shtegut për këmbësorë dhe lokacionet në 8 ujëvarat e fshatit Kamjan si një pasuri natyrore që tërheqin me të madhe kohës së fundit turist nga mbarë vendi dhe më gjerë.

Komuna e Bogovinës do të jetë gjithnjë e gatshme që të përkrahë dhe investojë në iniciativa të tilla të cilat kanë të bëjnë me kultivimin dhe kujdesin ndaj natyrës si dhe mundësinë që banorët e komunës por edhe mbarë qytetarët tjerë të shijojnë bukuritë natyrore të malit Sharr.

Kryetari Emshiu në takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore

Më 01.07.2022,  kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, priti në takim përfaqësues të lartë të Bankës Botërore: Varalakshmi Vemuru-menaxher praktik për Qëndrueshmërinë dhe përfshirjen sociale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Roxanne Hakim-koordinatore e Ballkanit Perëndimor për Qëndrueshmërinë sociale dhe përfshirjen dhe Bekim Ymeri- specialist i lartë për Zhvillim social, zyra në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim u bisedua për përfshirjen sociale dhe përmirësimin e shërbimeve sociale në Komunën e Bogovinës si dhe mundësitë e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe shkollore.

Njëkohësisht, kryetari Emshiu falenderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për investimet e shumta që janë bërë në Komunën e Bogovinës nga ana e Bankës Botërore.

Pas takimit, është bërë edhe vizitë në çerdhen komunale, një investim i përkrahur financiarisht nga Banka Botërore, ku patën mundësinë të shofin hapësirat e çerdhes të cilat edhe së shpejti do të jenë në funksion dhe do të shfrytëzohen nga ana e fëmijëve.

Punëtori me fëmijët e Komunës së Bogovinës

Dje, Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës realizoi punëtori në fshatin Bogovinë në vendin e quajtur “Qendra rekreative sportive” në kuadër të projektit “Iniciativa Lokale bashkë me fëmijë të shkollave fillore të Komunës sonë, ku patëm për qëllim të mësojmë rreth reciklimit, dobitë e malit, natyrës dhe gjithë gjelbërimit. 

Bashkë me fëmijët theksuam se ne dimë për reciklimin dhe punojmë në atë drejtim kështu që krijuam disa figura e objekte me plastikë e letër recikluese. 

Këshilli Rinor Lokal punon dhe do vazhdojë të kontribuojë me fëmijët si dhe në mbrojtje të natyrës me të gjitha format e mekanizmat, por në fillim me edukimim e së ardhmes që janë FËMIJËT.

Falenderim për të gjithë pjesëmarrësit, gjëra të bukura po vijnë.