Takim pune në Komunën e Shtimes

Më 19.05.2022, kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, në hapësirat e Komunës së Shtimes.

Takimi kishte për qëllim kryesor mundësinë e aplikimit të përbashkët si vende fqinje për fondet e IPA-s nga Bashkimi Evropian, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, kryesisht në fushat që kanë potencial për zhvillim dhe investim.

Kryetari z. Emshiu shprehu gatishmëri për bashkëpunim përmes aplikimit në fonde nga të cilat do përfitonin dyja komunat, poashtu edhe kryetar z. Aliu shprehu interesim për bashkëpunim për angazhim të përbashkët për të mirën e përgjithshme të të dyja komunave.

Pas përfundimit të takimit, gjithashtu u vizitua edhe Kompleksi Përkujtimor i Reçakut, i cili është ndërtuar në nderim të martirëve të Masakrës së Reçakut.

 

Shpërndarja e smart-tabletëve shkollor

Dje, në hapësirat e Komunës së Bogovinës, u bë shpërndarja e smart-tabletëve shkollor për nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta.

Smart-tabletët janë donacion nga Ministria e аrsimit dhe shkencës së RMV-së, ndërsa shkollave tona ua shpërndau kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu dhe Sektori për veprimtari publike.

Gjithmonë në shërbim të nxënësve, ata janë e ardhmja jonë e përbashkët.

Aktivitet me rastin e Ditës së Europës – 9 Maj

Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës bashkë me Komunën, në mënyrë të suksesshme shënoi Ditën e Europës – 9 Majin, me panelistë të sferave të ndryshme. Për një gjë u pajtuam që të gjithë, për ne dielli lind në perëndim dhe ne duke u ngritur profesionalisht e duke u trajnuar jashtë vendit të mos harrojmë që të kthehemi në vendlindje, pasi ne i duhemi këtij vendi dhe anasjelltas.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për panelistët u ndanë libra me motive kombëtare për të qenë një shtyllë e fortë për të mos i harruar rrënjët nga jemi, pavarësisht se ku do të na dërgojnë erëra të ndryshme.

Kryetari i Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Bogovinës,  z.Diturim Xheladini bashkë me të gjithë aktivistët dhe organizatorët falënderuan të gjithë për pjesëmarrjen në këtë event.