Më 28.04.2023, në restorant “Floar” në prani të qytetarëve Komuna e Bogovinës realizoi me sukses sesionin e Forumit të tretë në bashkësi, forume të cilat organizohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”, të financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria për vetëqeverisje lokale dhe të kofinancuar nga UNDP dhe kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel komunal.

Në sesionin e tretë të Forumit moderatori prezantoi rregullat dhe kriteret për zgjedhjen e projektit që do të financohet në kuadër të forumit në bashkësi. Më pas u prezantuan tre propozim – projektet, të cilat kanë dalur nga propozimet e qytetarëve në sesionin e parë dhe janë në sferën e infrastrukturës komunale. Propozim – projektet që u prezantuan në këtë sesion ishin: “Rregullimi i shtratit të lumit në vendbanimin Pirok”, “Ndërtimi i trotuarit në vendbanimin Pirok” dhe “Ndërtimi i rrugës që e lidh vendbanimin Rakovec me vendbanimin Bogovinë”.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe kontributin e dhënë.

#FuqizimiIKëshillaveKomunal #QytetarëtNëVendTëParë #CHinMK #SDGs