Mirënjohje për poeten e re Emine Islami

Komuna e Bogovinës gjithnjë mundohet t’iu jep përkrahje të rinjve të cilët kanë vullnet të lirë dhe të sinqertë, ata të cilët duan dhe mundohen për të ardhmen e popullit, sepse ata janë ardhmëria e vendit tonë.

Emine Islami ka mësuar për 8 vite me rradhë në shkollën fillore “Dervish Cara” të vendbanimit Pallçisht të Poshtëm, ajo ka qenë një vajzë shembullore dhe tash ka arritur të promovojë dy librat e saj.

Andaj, kryetari i Komunës së Bogovinës në shenjë vlerësimi dhe përkrahje i dhuroi mirënjohje. Ne urojmë që sukseset për Eminen mos të kenë të ndalur dhe ajo të arrijë majat e suksesit.