Punime infrastrukturore në shkollat fillore

Komuna e Bogovinës mundohet vazhdimisht për çdo shkollë që i përket kësaj Кomune të jetë e kompletuar me çfarëdolloj kushti elementar që është i nevojshëm. Për këtë arsye dje u bë inaugurimi i fasadimit të shkollës fillore “Liria” në vendbanimin Zherovjan, ndërsa sot inaugurimi i nxehjeve qëndrore të shkollës fillore “Dervish Cara” në vendbanimin Kallnik.

Hapja solemne e çerdhes në Komunën e Bogovinës

Sot u bë dhe hapja përfundimtare e çerdhes së parë të Komunës së Bogovinës me lokacion në vendbanimin Kamjan. Kryetari i Komunës së Bogovinës shpalosi dhe emrin që do të mbajë çerdhja, emri i së cilës do të jetë “Jeta” që sipas tij gjithçka fillon nga jeta, e kjo çerdhe do të jetë si një kapitull i parë i fëmijëve në librin e jetës së tyre.

Në ceremoninë e hapjes ishte prezent dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska të cilën e falënderojmë publikisht për prezencën dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj çerdhe.