Riparohet linja e dëmtuar e ujësjellësit në Pallçisht

Komuna e Bogovinës pas furnizimit me dy eskavatorë që shfrytëzohen tani më për nevojat e ndërmarrjes publike “Sharri”, dukshëm po përmirëson cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ekipe të NP “Sharri” gjatë këtyre ditëve janë duke e riparuar linjën e ujësjellësit në fshatin Pallçisht. Në kuadër të këtij projekt riparohet linja e dëmtuar e ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht, respektivisht vendosen tubacione të reja me gjatësi prej 70 metrash.

Gjithashtu, projekti parasheh edhe ndërtimin e kaptazhit të ri ku do të grumbullohen ujëra nga më shumë burime, me çka do të rritet edhe kapaciteti i ujësjellësit, ndërsa riparohet edhe rezervuari ekzistues i ujit.

Hapet zyra për punë sociale në Komunën e Bogovinës

Në Komunën e Bogovinës sot u bë hapja e zyrës për punë sociale, në kuadër të Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Kjo zyrë do të ofrojë informacione dhe shërbime në aspektin social, si dhe do të mundësohet kujdes për të gjithë kategoritë sociale, duke përmirësuar apo lehtësuar jetën e qytetarëve të Komunës së Bogovinës.