Z. Besnik Emshiu priti në takim përfaqësues nga UNDP

Kryetari i Komunës së Bogovinës priti në takim përfaqësues nga UNDP për projektin e përmirësimit të rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut, me ç’rast u bisedua në lidhje me fillimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në Bogovinë dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për lokacionet e identifikuara nga studimi, që kanë rrezik potencial për rrëshqitjen e dheut në vendbanimet Jellovjan dhe Pirok. 

Kryetari shprehu gatishmëri për bashkëpunim në lidhje me implementimin e të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit.

Me anë të implementimit të projekteve të tilla, ne punojmë në realizimin e Agjendës së Gjelbër në Komunën e Bogovinës.

Kryetari i Komunës në takim pune me ministrin Nuredini

Dje, kryetari i Komunës së Bogovinës zhvilloi një takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Naser Nuredini.

Në takim u diskutua për aktivitetet e nevojshme përgatitore për realizimin e projektit për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Pallçisht, si dhe mbështetjen e nevojshme për rishikimin dhe plotësimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve për ujërat e zeza në vendbanimet Pirok dhe Pallçisht.

Gjithashtu, u diskutua edhe për progresin e punimeve ndërtimore të projektit aktual për ndërtimin e sistemit për bartjen e ujërave të zeza komunale në vendbanimin Bogovinë dhe vendbanimin Kamjan, për të cilën MMJPH ka ofruar mbështetje financiare.