Prezantimi i raportit të punës së vitit 2018 dhe propozim buxhetit të vitit 2019

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot në ora 18:00 realizoi takim me qytetarët, gjatë së cilës prezantoi raportin e punës një vjeçare që nga fillimi i mandatit të tij. Nga ky raport qytetarët u njoftuan me të gjithë përmirësimet e infrastrukturës rrugore, intervenimet nëpër objektet shkollore dhe terrenet sportive të vendbanimeve, hapjen e rrugëve, sinjalizimin horizontal të rrugëve dhe vënien e shenjave në hyrje dhe dalje të çdo vendbanimi si dhe poashtu qytetarët u njoftuan edhe për shlyerjen e një pjese më të madhe të borxheve të komunës nga vitet e mëparshme.
Propozim buxheti i vitit 2019 u prezantua nga Besir Miftari, një prezantim preciz në lidhje me pritjet e Komunës së Bogovinës nga ky propozim buxheti, i cili përfshin disa pika më të rëndësishme: shlyerjen e borxheve afatshkurtra, përmirësimin e kushteve të objekteve administrative, ndihmë ndërmarrjes “Sharri” për stabilitet financiar, rregullimin e sistemeve për ujë për pije, ndërtimin e rrugës Çiflik – Kallnik, rekonstruimin e rrugëve të tjera lokale dhe përpilimin e dokumentacioneve teknike.
Si përfundim, qytetarët parashtruan disa supozime në lidhje me buxhetin për vitin 2019, të cilat kryetari i vlerësoi dhe tha që do t’i realizojë në mundësinë e parë që do t’i jepet si dhe falemenderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.

 

Projekti “Kultura e tjetrit”

Projekti “Kultura e tjetrit” realizohet nga SH.K.H. “E Vërteta” – Bogovinë, mbështetur nga Ministria e Kulturës në kuadër të konkursit “Evropianët e rinj”.

Sot, ky projekt u realizua në shkollën e fshatit Pirok dhe Zherovjan, ndërsa në ditët në vijim do të realizohet edhe në shkollat tjera të Komunës së Bogovinës.

Projekti “Kultura e tjetrit” ka për qëllim njoftimin e nxënësve me: traditën, bontonin, fenë dhe kulturën e popujve në përgjithësi.

Falemenderojmë Ministrinë e Kulturës dhe ministrin z. Asaf Ademi për mbështetjen e dhënë, drejtoritë e shkollave si dhe ligjërueset për angazhimin e tyre, pa të cilët nuk do të realizohej ky projekt.

Përurimi i stadiumit shkollor në Kallnik

Sot, në vendbanimin Kallnik është bërë përurimi i stadiumit shkollor, një premtim i dhënë kohë më parë, por i realizuar nga kryetari z. Albon Xhemaili.
Ky projekt është financuar nga buxheti i Komunës së Bogovinës dhe ka një vlerë prej 1.4 milion denarë. Në vazhdimësi do të realizohen edhe projekte tjera, ndër të cilat më e rëndësishme edhe nxemja qendrore në shkollë.
Kryetari i komunës potencoi që në vitin e ardhshëm, në fillim të vitit shkollor do të ketë rritje të numrit të nxënësve, ku në këtë shkollë do të vijnë edhe nxënësit nga vendbanimi Çiflik. Gjatë vitit 2019, poashtu edhe rruga e këtyre dy vendbanimeve do të lidhet me rrugë të asfaltuar.
Në fund, kryetari uroi që nxënësit ta shfrytëzojnë fushën sportive në mënyrë sa më të mirë të mundshme, e cila do t’iu shërbejë edhe të gjithë sportdashësve për aktivitete të ndryshme sportive.