Liqeni i Bogovinës

Liqeni i Bogovinës është një nga 39 liqenet në Malet e Sharrit dhe si të tjerët nxisin turizmin në zonën lokale. Ndodhet midis Brustovec (Borislavec) dhe Mala Smreka në 1.936 m lartësi mbidetare. Në drejtimin jugperëndim – verilindje është 245 m e gjatë dhe 210 m e gjerë. Thellësia më e madhe është 2.2 metra dhe ka një sipërfaqe prej 66,880 m². Është e vendosur në një pellg shkëmbor, me një formë shumë të zgjatur, me një ndryshim të madh në gjerësi, kështu që ndryshon nga të gjitha liqenet tjera.

Shtëpitë malore të Komunës së Bogovinës

Dy shtëpitë malore në Komunën e Bogovinës kanë për qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion të qëndrueshëm dhe të sigurt turistik, që do të përfshijë mikpritjen e turistëve si dhe vendasve gjatë qëndrimit të tyre.
Përfunduan edhe përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit dimëror në skijim ekstrem tek lokacioni i ri për këtë lloj sporti në Komunën e Bogovinës.
Hapja e sezonit dimëror zyrtarisht bëhet me 5 janar 2019!

Vendi – Google Maps