Realizohet aktiviteti “Ligjeratë edukative për ngritjen e vetëdijes së nxënësve për bullizmin”

Komuna e Bogovinës realizoi me sukses aktivitetin “Ligjeratë edukative për ngritjen e vetëdijes së nxënësve për bullizmin” në shkollat fillore komunale “Abdyl Frashëri”- Bogovinë, “Sabedin Bajrami” – Kamjan, “Dervish Cara” – Pallçisht i Poshtëm dhe “Liria” – Zherovjan.

Ky aktivitet u realizua në bazë të Programit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave për vitin 2023 të Komunës së Bogovinës.