Prezantimi i punimeve të ujësjellësit në vendbanimin Kamjan

Më 25.06.2021, në vendbanimin Kamjan u realizua një prezentim para mediumeve për fillimin e punimeve të ujësjellësit të këtij vendbanimi. Kryetari i Komunës, Albon Xhemaili dha deklaratën e tij ku theksoi dhe sqaroi më gjërësisht rreth projektit në fjalë si dhe projekteve të tjera që Komuna e Bogovinës ka në plan.

Vlera e këtij projekti është 244 mijë euro, të cilat janë të siguruara nga Banka Evropiane të miratuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kurse porositësi i projektit është Komuna e Bogovinës.

Lajm i mirë për qytetarët e Komunës së Bogovinës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes programit Tav – Maqedoni bëri ndarjen e mjeteve financiare për disa komuna, ndër të cilat ishte dhe Komuna e Bogovinës. Ndarja e këtyre mjeteve bëhet me qëllimin e realizimit të projekteve infrastrukturore të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Sa i përket Komunës së Bogovinës, mjetet janë ndarë për intervenime (punime) në rrugën Bogovinë – Zherovjan, më saktësisht për zgjerimin e kësaj rruge si dhe rregullimin e kanalit anash rrugës.

Mbështetje për Komunën e Bogovinës

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili realizoi takim me drejtorin e Agjencisë për menaxhimin me prona të konfiskuara, Faton Asanin.

Qëllimi i këtij takimi ishte të ofrohet mbështetje dhe ndihmë për Komunën e Bogovinës nga ana e Agjencisë për menaxhimin me prona të konfiskuara.

Gjatë diskutimit u vendos që të ofrohen disa mjete të nevojshme për Komunën e Bogovinës.