Hapja soleme e çerdhes komunale

Në Komunën e Bogovinës, në vendbanimin Kamjan sot u bë hapja solemne e çerdhes komunale “Jeta”, ku të pranishëm ishin ministrja për punë dhe politikë sociale, znj. Jovana Trencevska, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Naser Nuredini, specialistja për arsim, znj. Bojana Naceva, sekretari shtetëror, z. Resmi Ejupi dhe drejtoresha e çerdhes, znj. Afërdita Imeri.

Për mua si kryetar ishte e një rëndësie tejet të madhe që së bashku sot, me një numër të madh miqësh e bashkëpunëtorësh, bëmë hapjen solemne të çerdhes komunale në Kamjan. Jam shumë mirënjohës dhe falenderues për përkrahjen që është bërë si nga Ministria për punë dhe politikë sociale, poashtu edhe nga Banka Botërore.

Ngadalë, por me hapa të sigurtë ne si udhëheqësi komunale me këto projekte dëshmojmë se jemi në shërbim të qytetarëve, ndëgjojmë zërin e tyre dhe realizojmë projekte si ky, që kanë për qëllim inkluzivitetin social.

Rekonstruimi i shkollës fillore “Sabedin Bajrami”

Nxënësit në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” të fshatit Kamjan nga muaji shtator do të mësojnë në kushte më të mira, sepse po punojmë në rekonstrumin e objektit aktual.

Investimi bëhet në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe përfshin rekonstruimin e pamjes së jashtme, sanitarinë, renovim të kulmit, termoizolim dhe vendosje të pjesëve ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar.

Projekte të ngjajshme nuk do të ndalojnë pasiqë do të vazhdojmë të punojmë dhe ofrojmë kushte më të mira për të gjithë nxënësit e Komunës së Bogovinës.