Z. Besnik Emshiu priti në vizitë zëvendës ambasadorin gjerman z. Oto Graf

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu priti në vizitë zëvendës ambasadorin gjerman z. Oto Graf, të cilin e falënderoi në emër të Komunës për mbështetjen financiare që ia dha Ambasada gjermane Komunës sonë. Kjo ndihmë kap vlerën prej 500.000,00 denarë, mjete këto të cilat u shfrytëzuan për blerjen e një traktori me rimorkio, i cili është në përdorim të NPK “Sharri” për të ofruar shërbim sa më cilësor për banorët e Komunës së Bogovinës.

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës në Komunën e Bogovinës

Gjatë ditës së sotme u realizua një takim ndërmjet kryetarit të Komunës së Bogovinës, drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të gjuhës Ylber Sela dhe disa nga mësimdhënësit e lëndës së gjuhës shqipe të shkollave të Komunës. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i problemeve eventuale që shfaqen gjatë mësimit të gjuhës shqipe nga nxënësit.

Kryetari i Komunës shprehu gatishmëri për një bashkëpunim ndërmjet Komunës së Bogovinës dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjuhës shqipe, veçanërisht në aspektin e zbatimit të standardit gjuhësor.