Vëzhgimi i punimeve të realizuara nëpër shkollat fillore të Komunës së Bogovinës

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës vizitoi shkollat fillore në të cilat gjatë pushimeve verore janë bërë renovime për të krijuar kushte më të mira për nxënësit gjatë këtij viti shkollor.

Investimet janë realizuar nga buxheti i bllok dotacioneve. Përveç nevojave themelore shkollat me buxhetin e tyre tanimë kanë mundësi për investime të ndryshme.

Kryetari i komunës do të vazhdojë me angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit, që do të ndikojnë në rritjen e kualitetit të mësimit në shkollat e Komunës së Bogovinës.