Ceremonia e përfundimit të ujësjellësit në vendbanimin Pirok

Punimet për ujësjellësin e vendbanimit Pirok kanë përfunduar dhe uji është lëshuar në përdorim. Tashmë qytetarët e këtij vendbanimi do të jenë të furnizuar me ujë për pije, madje është kaptuar sasi më e madhe e ujit seç është planifikuar përmes punimeve shtesë.

Në ceremoninë e inaugurimit të ujësjellësit mori pjesë vetë kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini i cili ka dhënë poashtu kontribut për këtë projekt dhe disa mediume.

Punime të ndryshme nëpër shkollat fillore të Komunës së Bogovinës

Duke parë gjendjen e tualeteve në shkollën fillore të vendbanimit Rakovec, filluan punimet në rregullimin e tyre. Punimet do të vazhdojnë deri në finalizimin e tyre. Gjithashtu edhe në shkollën fillore të vendbanimit Bogovinë u bë investimi për rregullimin e oborrit të shkollës dhe të tualeteve. 

Shkollat janë të parat që duhet shikuar për të plotësuar kushtet e nevojshme dhe elementare pasi aty edukohen dhe arsimohen fëmijët tanë.

Komuna e Bogovinës siguroi edhe një makinë për pastrim dhe mirëmbajtje të rrugëve

Ashtu siç ka siguruar makineri të tjera, Komuna e Bogovinës edhe sot arriti të sigurojë edhe një makinë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve e cila do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve komunale të ofruara nga NPK Sharri duke mundësuar kështu menaxhim më efikas në mirëmbajtjen e vazhdueshme të pastërtisë publike.

Makina në fjalë është siguruar përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale që është zbatuar nga Ministria e financave dhe është mbështetur nga Banka Botërore.

Përfundimi i punimeve të ujësjellësit në vendbanimin Siniçan

Përfundoi dhe celebrimi për finalizimin e punimeve të ujësjellësit në vendbanimin Siniçan, tashmë për banorët e këtij vendbanimi ky nuk do të jetë një problem.
“Para disa muajve ishim këtu dhe ishim me një situatë komplet ndryshe nga kjo sot, ballafaqoheshim me mungesë të ujit për pije, gjënë më elementare që i takon një njeriu, u hapën shumë diskutime, u bënë shumë polemika, u bë edhe politikë, mirëpo ne gjithë të bashkuar ia arritëm të ngadhënjejmë. Dhe sot nuk do të pimë më ujë nga shishet e blera në dyqan, por nga çezmat tona.” – theksoi kryetari Komunës së Bogovinës, sot gjatë celebrimit të ujësjellësit.

Komuna e Bogovinës filloi punimet për ujësjellësin e vendbanimit Pirok

Më 30.10.2020, Komuna e Bogovinës filloi punimet për ujësjellësin e vendbanimit Pirok.

Ky projekt financohet nga Komuna e Bogovinës dhe ka vlerë totale prej 5.690.459,00 denarëve dhe kofinancohet nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor me 2.450.000,00 denarë.

Projekte të tilla do të vazhdojnë, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve.