Kryetari Emshiu mirëpriti në takim ministrin Nuredini

Në Komunën e Bogovinës, sot ishte prezent ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Naser Nuredini i cili së bashku me kryetarin, z. Besnik Emshiu diskutuan për projektet aktuale që po bëhen në Komunë.

Më pas, dolën në terren për të ndjekur punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës përgjatë shtratit të lumit të Bogovinës. Gjithashtu, inspektuan edhe punimet që po bëhen në finalizimin e rrjetit të kanalizimit për vendbanimet Bogovinë dhe Kamjan.

Banorët e Komunës së Bogovinës meritojnë një mjedis më të mirë për jetë dhe një mirëqenie të mirëfilltë.

Vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Kamjan

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen për rregullimin e shtratit të lumit pas pastrimit të tij. Të gjitha punimet pritet të bëhen sipas standardeve modern që parasheh projekti i dedikuar pikërisht shtratit të lumit.

Banorët e fshatit Kamjan do të kenë një ambient të mirëfilltë përgjatë shtratit të lumit, ndërsa Komuna nuk do të ndalojë me kaq.

Qytetarët e Komunës së Bogovinës meritojnë një jetë më të mirë, kurse ne do të vazhdojmë të punojmë tek të gjitha vendbanimet.

Takim pune në Komunën e Shtimes

Më 19.05.2022, kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, në hapësirat e Komunës së Shtimes.

Takimi kishte për qëllim kryesor mundësinë e aplikimit të përbashkët si vende fqinje për fondet e IPA-s nga Bashkimi Evropian, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, kryesisht në fushat që kanë potencial për zhvillim dhe investim.

Kryetari z. Emshiu shprehu gatishmëri për bashkëpunim përmes aplikimit në fonde nga të cilat do përfitonin dyja komunat, poashtu edhe kryetar z. Aliu shprehu interesim për bashkëpunim për angazhim të përbashkët për të mirën e përgjithshme të të dyja komunave.

Pas përfundimit të takimit, gjithashtu u vizitua edhe Kompleksi Përkujtimor i Reçakut, i cili është ndërtuar në nderim të martirëve të Masakrës së Reçakut.

 

Shpërndarja e smart-tabletëve shkollor

Dje, në hapësirat e Komunës së Bogovinës, u bë shpërndarja e smart-tabletëve shkollor për nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta.

Smart-tabletët janë donacion nga Ministria e аrsimit dhe shkencës së RMV-së, ndërsa shkollave tona ua shpërndau kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu dhe Sektori për veprimtari publike.

Gjithmonë në shërbim të nxënësve, ata janë e ardhmja jonë e përbashkët.

Aktivitet me rastin e Ditës së Europës – 9 Maj

Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës bashkë me Komunën, në mënyrë të suksesshme shënoi Ditën e Europës – 9 Majin, me panelistë të sferave të ndryshme. Për një gjë u pajtuam që të gjithë, për ne dielli lind në perëndim dhe ne duke u ngritur profesionalisht e duke u trajnuar jashtë vendit të mos harrojmë që të kthehemi në vendlindje, pasi ne i duhemi këtij vendi dhe anasjelltas.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për panelistët u ndanë libra me motive kombëtare për të qenë një shtyllë e fortë për të mos i harruar rrënjët nga jemi, pavarësisht se ku do të na dërgojnë erëra të ndryshme.

Kryetari i Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Bogovinës,  z.Diturim Xheladini bashkë me të gjithë aktivistët dhe organizatorët falënderuan të gjithë për pjesëmarrjen në këtë event.

 

Punime infrastrukturore në Komunën e Bogovinës

Sot përfunduan punimet në rrugën që lidhë fshatin Kallnik me rrugën kryesore Tetovë – Gostivar, dhe gjithashtu nga këtu punimet filluan në një lagje tjetër të fshatit ku e njëjta do të shtrohet me begatona dhe pritet të përfundojë deri në fund të muajt prill.

     

Aksioni ekologjik “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës”

Aksioni ekologjik “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës” nga Këshilli Rinor Lokal i Komunës së Bogovinës u realizua në mënyrë të suksesshme, bashkë me Komunën e Bogovinës si dhe me ndihmën e shkollave fillore edhe atë shkolla fillore “Abdyl Frashëri” – Bogovinë dhe shkolla fillore “Sabedin Bajrami” – Kamjan, nëpërmjet nxënësve të tyre dhanë kontributin e tyre, të cilët poashtu dhanë një mesazh tek njerëzit që të mos e ndotim ambientin, ta ruajmë atë dhe të kujdesemi pasi nuk kemi planet rezervë.

Poashtu këtij aksioni ju bashkangjitën edhe vullnetarët francez dhe gjerman, të cilët na ndihmuan dhe motivuan fëmijët për rëndësinë e natyrës – për gjithë atë që na rrethon.

Aksione të tilla dhe evente ku do të kenë për qëllim të rinjtë do të vazhdojmë edhe më tutje pasi sëbashku mund të bë gjëra të mëdha.

Të vazhdojmë të kujdesemi, për ambientin tonë, aty ku jetojmë dhe për atë që na rrethon!