Komuna e Bogovinës vazhdon me punime të ndryshme infrastrukturore edhe në shkollat fillore.

Përfunduan me sukses punimet për rindërtimin e fasadës së jashtme të shkollës fillore në vendbanimin Rakovec. Përndryshe punimet vazhdojnë edhe për nxemjen e shkollës si dhe rindërtimin e fasadës së brendshme.