Komuna e Bogovinës vazhdon me intervenimin e rradhës, me vendosjen e sinjalizimit vertikal që janë shumë të rëndësishëm për çdo vendbanim dhe që do t’u ndihmojnë qytetarëve për një orientim më të qartë për vendbanimet që i përkasin komunës.
Vendosja e shenjave të komunikacionit do të vijojë në të gjitha vendbanimet e Komunës së Bogovinës, me qëllim të rregullimit të përgjithshëm të komunikacionit rrugor.
Pas paralajmërimeve nga Qendra për menaxhim me kriza në nivel republikan dhe njësia rajonale e policisë për reshje intensive nga sot pasdite dhe ditëve në vijim, Shtabi për menaxhim me kriza në nivel komunal pas takimit urgjent ka dalur në terren për të konstatuar pikat kritike që kanë nevojë për intervenim paraprak. Të njoftuar janë edhe ndërmarrjet që posedojnë makineri të rëndë ndërtimore të jenë në gjendje gatishmërie, për çdo rast të dalin në ndihmë që dëmet mundësisht të minimizohen. Njëkohësisht, shfrytëzohet rasti të njoftohen familjet që kanë vendet përreth lumenjve të ndërmarrin masa paraprake për mbrojtjen e pronave të tyre. Nga ky moment, Shtabi për menaxhim me kriza në nivel komunal është në gjendje gatishmërie 24 orë.
Komuna e Bogovinës vazhdon me projektet për ndryshime të infrastrukturës rrugore në territorin e saj. Kësaj rradhe, në bashkëpunim me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë përmirësimin e rrugës në aksin rrugor Pirok – Kallnik, ose ndryshe rruga 402.
Lajmërohen të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, meqë punohet intensivisht në këtë aks rrugor.
Momentalisht punohet në vendbanimin Siniçan, ku edhe i lusim qytetarët për bashkëpunim maksimal.
Komuna falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe mirëkuptimin dhe shpreson që bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë në të ardhmen.
Komuna e Bogovinës ka marrë iniciativën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të territorit të kësaj komune. Aksioni ka filluar nga vendbanimi Pirok dhe do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet që i përkasin Komunës së Bogovinës.
Komuna e Bogovinës do të vazhdojë me angazhimin edhe më tej për një mjedis të pastër jetësor dhe me projekte që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.