Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës mirëpriti në zyrën e tij boksierët e Klubit të Boksit “Shkëndija No Limit” së bashku me trajnerët e tyre.

Kryetari, z. Albon Xhemaili e përgëzoi klubin për sukseset e arritura dhe premtoi mbështetje për të ndihmuar në vazhdimësinë e sukseseve të tyre.