Pas paralajmërimeve nga Qendra për menaxhim me kriza në nivel republikan dhe njësia rajonale e policisë për reshje intensive nga sot pasdite dhe ditëve në vijim, Shtabi për menaxhim me kriza në nivel komunal pas takimit urgjent ka dalur në terren për të konstatuar pikat kritike që kanë nevojë për intervenim paraprak. Të njoftuar janë edhe ndërmarrjet që posedojnë makineri të rëndë ndërtimore të jenë në gjendje gatishmërie, për çdo rast të dalin në ndihmë që dëmet mundësisht të minimizohen. Njëkohësisht, shfrytëzohet rasti të njoftohen familjet që kanë vendet përreth lumenjve të ndërmarrin masa paraprake për mbrojtjen e pronave të tyre. Nga ky moment, Shtabi për menaxhim me kriza në nivel komunal është në gjendje gatishmërie 24 orë.