Komuna e Bogovinës vazhdon me projektet për ndryshime të infrastrukturës rrugore në territorin e saj. Kësaj rradhe, në bashkëpunim me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë përmirësimin e rrugës në aksin rrugor Pirok – Kallnik, ose ndryshe rruga 402.

Lajmërohen të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, meqë punohet intensivisht në këtë aks rrugor.

Momentalisht punohet në vendbanimin Siniçan, ku edhe i lusim qytetarët për bashkëpunim maksimal.

Komuna falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe mirëkuptimin dhe shpreson që bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë në të ardhmen.