Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e UNDP- së dhe me përfaqësuesin e ambasadës zvicerane në lidhje me projektin për rrjetin rezistent në rajonin e Pollogut. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga ambasada zvicerane dhe në të janë të përfshira të gjitha komunat e Pollogut.
Në takim u bisedua rreth pikave të cilat rrezikojnë territorin e Komunës së Bogovinës, siç janë: vërshimet, lumi i Bogovinës, Kamjanit, Pallçishtit, lëvizjet e tokës si dhe problemet tjera që ndodhin nga dukuritë elementare.
Mbas takimit, ata i vizituan pikat më të rrezikuara në lumin e Bogovinës, në lagjen mbi Bogovinë që shpie drejt rrugës lokale për në Novosellë dhe në lagjen mbi shkollën fillore në vendbanimin Pirok.