Komuna e Bogovinës është një ndër komunat rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut që aplikoi tek Ministria e Financave për sistemin fotovoltaik, projekt ky i financuar nga Unioni Evropian.
Përmes këtij projekti, komuna fitoi mundësinë për instalimin e sistemit fotovoltaik në tre objekte: sallën sportive në vendbanimin Kamjan, objektin e komunës në Bogovinë dhe objektin e komunës në Kamjan. Ky sistem do të përgjysmojë vlerën e paguar për rrymë elektrike nga ana e objekteve të lartëpërmendura.
Komuna e Bogovinës është angazhuar në mënyrë maksimale për efikasitetin energjetik dhe siguron që ky projekt do të vazhdojë të implementohet edhe në objektet tjera publike që i përkasin komunës.