Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili realizoi takim me përfaqësuesit e shoqatës “Zogu i kaltër”, shoqatë kjo e cila kujdeset për fëmijët me nevoja të veçanta.

Komuna e Bogovinës bashkë me shoqatën “Zogu i kaltër” tashmë disa herë kanë organizuar takime me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe janë bërë diskutime rreth problemeve me të cilat ballafaqohen ata.

Në takimin e sotshëm, kryesisht u diskutua për mundësitë e ndërtimit të një qendre ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Bogovinës.