Vazhdojnë projektet e rradhës për ndryshime të infrastrukturës rrugore në territorin e Komunës së Bogovinës, me të cilat do të lehtësohet jeta e banorëve.
Kësaj rradhe, komuna në bashkëpunim me qytetarët e vendbanimit Sedllarcë e Epërme filloi punimet në rrugën e a.q. “Rruga e Asanit”, e cila përfshin një sipërfaqe prej 700 m2.