Kryetari Emshiu në takim pune me përfaqësues të Forumit Rinor Islam

Më 29.09.2022, në ambientet e Komunës së Bogovinës nën mikëpritjen e kryetarit z. Besnik Emshiu si dhe kryetarit të Këshillit rinor lokal pranë Komunës së Bogovinës z. Diturim Xheladini, u realizua takim me kryetarin e degës së Forumit Rinor Islam – dega në Tetovë z. Mevlan Abazi si dhe anëtarin e kryesisë z. Ismet Tairi, me çka u diskutua për realizimin e projektit EUREKA me shkollarë fillorë në komunën tonë.

Realizimi i trajnimeve për shkollarët filloristë do të realizohet në gjithë vitin akademik 2022-2023 me tema të përzgjedhura në nivel të fëmijëve si dhe me trajnues të zgjedhur, nga disa tema që janë në interes të fëmijëve mund ti përmendim disa: të jetuarit shëndetshëm, eko-jeta, si të kontribuojmë në shoqëri, jeta me rrjetet sociale (anët pozitive dhe negative të rrjeteve sociale), etj.

Përgjegjës dhe bartës drejt realizimit të aktiviteteve do të jetë Këshilli rinor lokal pranë Komunës së Bogovinës.

Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në Kamjan

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës bashkë me ministrat Naser Nuredini, Blagoj Bochvarski dhe zëvendës ministrin Bekim Rexhepi ishin për vizitë në fshatin Kamjan për të parë nga afër punimet që janë bërë në rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit.

Projekti i përfunduar do të përmirësojë kushtet e jetës për banorët e fshatit Kamjan, derisa vlera e punimeve është 214 mijë euro pa TVSH.

Gjatë kësaj është diskutuar edhe për projektin që parashihet rekonstruimi i tubacionit të furnizimit për ujësjellës në fshatin Pallçisht i Poshtëm, që kap vlerën prej 266 mijë euro. Punimet pritet të fillojnë së shpejti pas nënshkrimit të kontratës për mbikqyrje.

 

 

Z. Besnik Emshiu mirëpriti në takim zëvendës ministrin z. Cabir Doko

Z. Besnik Emshiu mirëpriti në takim zëvendës ministrin në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Cabir Doko.

Në takim diskutuan për të gjitha aktivitetet që po bëhen në Komunë dhe projektet në terren, ndërkohë që biseduam edhe për masat që Komuna e Bogovinës ka ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike në bazë të rekomandimeve qeveritare.

Bashkë vizituan shkollat fillore në fshatrat Zherovjan, Rakovec, Pallçisht të Poshtëm, Novosellë, Sellcë e Keqe, Urviç dhe Novakë ku shpërndanë çanta dhe mjete tjera shkollore për nxënësit e klasave të para, donacion këto nga kryetari i Komunës së Stambollit.

Kryetari e falënderoi zëvendës ministrin Cabir Doko si dhe përcolli falënderime e mirënjohje edhe për kryetarin e Komunës së Stambollit, Ekrem İmamoğlu.

Aktiviteti i projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të popullatës në zonat rurale për përfitimet nga imunizimi”

Më 06.09.2022, në hapësirat e Komunës së Bogovinës u realizua aktiviteti i rradhës së projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të popullatës në zonat rurale për përfitimet nga imunizimi”. Ky projekt realizohet nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm – BIOM, ndërsa Komuna e Bogovinës shprehu gatishmëri për bashkëpunim, me qëllim që edhe banorët e kësaj Komune të informohen dhe të kuptojnë rëndësinë e madhe që ka imunizimi i rregullt, me theks të veçantë gjatë pandemisë Covid 19.

Komuna do të vazhdojë të jetë gjithmonë në dispozicion të qytetarëve, duke iu ofruar atyre shërbimet e duhura në pikat sa më të afërta të tyre.

Falënderojmë donatorët dhe Shoqatën BIOM për realizimin e këtij projekti edukativ.

Kryetari i Komunës së Bogovinës vizitoi shkollat fillore

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Bogovinës vizitoi disa shkolla për të parë nga afër fillimin e mësimit për nxënësit.

Duke ju dëshiruar shëndet e sukses në rrugën e dijes, kryetari inkurajoi mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave që të vazhdojnë me të njejtin ritëm të mësojnë gjeneratat e reja të cilat janë dhe ardhmëria e vendit tonë.

Ndërsa neve si komunë na mbetet që të kujdesemi për infrastrukturën shkollore dhe të sigurojmë kushte sa më moderne për nxënësit, me një intenzitet akoma më të madh se sa kemi punuar deri më tani.

Kryetari i Këshillit rinor lokal në takim me përfaqësuesen e fondacionit gjerman FRIEDRICH EBERT STIFTUNG

Kryetari i Këshillit rinor lokal pranë Komunës së Bogovinës, z. Diturim Xheladini priti në takim përfaqësuesen e fondacionit gjerman FRIEDRICH EBERT STIFTUNG, znj. Nita Starova për të parë mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë, problemet dhe zgjidhjen e atyre problemeve në Komunën e Bogovinës.

Meqenëse ne si komunë kemi nevojë për avancim dhe përfshirje të të rinjëve në aspektin e aktivizmit qytetar, në vazhdim na u dha mbështetje maksimale nga fondacioni gjerman për të realizuar trajnime dhe aktivitete nën koordinim me strategjinë tonë 2020-2025 për të rinjtë në komunën tonë.

Të rinjtë janë motori i shoqërisë sonë andaj jemi të përkushtuar që të punojmë në këtë drejtim – fuqizimi dhe mbështetje e të rinjëve – orientim dhe të përkushtuar drejt tregut të punës.