Më 29.09.2022, në ambientet e Komunës së Bogovinës nën mikëpritjen e kryetarit z. Besnik Emshiu si dhe kryetarit të Këshillit rinor lokal pranë Komunës së Bogovinës z. Diturim Xheladini, u realizua takim me kryetarin e degës së Forumit Rinor Islam – dega në Tetovë z. Mevlan Abazi si dhe anëtarin e kryesisë z. Ismet Tairi, me çka u diskutua për realizimin e projektit EUREKA me shkollarë fillorë në komunën tonë.

Realizimi i trajnimeve për shkollarët filloristë do të realizohet në gjithë vitin akademik 2022-2023 me tema të përzgjedhura në nivel të fëmijëve si dhe me trajnues të zgjedhur, nga disa tema që janë në interes të fëmijëve mund ti përmendim disa: të jetuarit shëndetshëm, eko-jeta, si të kontribuojmë në shoqëri, jeta me rrjetet sociale (anët pozitive dhe negative të rrjeteve sociale), etj.

Përgjegjës dhe bartës drejt realizimit të aktiviteteve do të jetë Këshilli rinor lokal pranë Komunës së Bogovinës.