Kryetari i Këshillit rinor lokal pranë Komunës së Bogovinës, z. Diturim Xheladini priti në takim përfaqësuesen e fondacionit gjerman FRIEDRICH EBERT STIFTUNG, znj. Nita Starova për të parë mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë, problemet dhe zgjidhjen e atyre problemeve në Komunën e Bogovinës.

Meqenëse ne si komunë kemi nevojë për avancim dhe përfshirje të të rinjëve në aspektin e aktivizmit qytetar, në vazhdim na u dha mbështetje maksimale nga fondacioni gjerman për të realizuar trajnime dhe aktivitete nën koordinim me strategjinë tonë 2020-2025 për të rinjtë në komunën tonë.

Të rinjtë janë motori i shoqërisë sonë andaj jemi të përkushtuar që të punojmë në këtë drejtim – fuqizimi dhe mbështetje e të rinjëve – orientim dhe të përkushtuar drejt tregut të punës.