Z. Besnik Emshiu mirëpriti në takim zëvendës ministrin në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Cabir Doko.

Në takim diskutuan për të gjitha aktivitetet që po bëhen në Komunë dhe projektet në terren, ndërkohë që biseduam edhe për masat që Komuna e Bogovinës ka ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike në bazë të rekomandimeve qeveritare.

Bashkë vizituan shkollat fillore në fshatrat Zherovjan, Rakovec, Pallçisht të Poshtëm, Novosellë, Sellcë e Keqe, Urviç dhe Novakë ku shpërndanë çanta dhe mjete tjera shkollore për nxënësit e klasave të para, donacion këto nga kryetari i Komunës së Stambollit.

Kryetari e falënderoi zëvendës ministrin Cabir Doko si dhe përcolli falënderime e mirënjohje edhe për kryetarin e Komunës së Stambollit, Ekrem İmamoğlu.