Më 01.07.2022,  kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, priti në takim përfaqësues të lartë të Bankës Botërore: Varalakshmi Vemuru-menaxher praktik për Qëndrueshmërinë dhe përfshirjen sociale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Roxanne Hakim-koordinatore e Ballkanit Perëndimor për Qëndrueshmërinë sociale dhe përfshirjen dhe Bekim Ymeri- specialist i lartë për Zhvillim social, zyra në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim u bisedua për përfshirjen sociale dhe përmirësimin e shërbimeve sociale në Komunën e Bogovinës si dhe mundësitë e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe shkollore.

Njëkohësisht, kryetari Emshiu falenderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për investimet e shumta që janë bërë në Komunën e Bogovinës nga ana e Bankës Botërore.

Pas takimit, është bërë edhe vizitë në çerdhen komunale, një investim i përkrahur financiarisht nga Banka Botërore, ku patën mundësinë të shofin hapësirat e çerdhes të cilat edhe së shpejti do të jenë në funksion dhe do të shfrytëzohen nga ana e fëmijëve.