Më 19.05.2022, kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, në hapësirat e Komunës së Shtimes.
Takimi kishte për qëllim kryesor mundësinë e aplikimit të përbashkët si vende fqinje për fondet e IPA-s nga Bashkimi Evropian, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, kryesisht në fushat që kanë potencial për zhvillim dhe investim.
Kryetari z. Emshiu shprehu gatishmëri për bashkëpunim përmes aplikimit në fonde nga të cilat do përfitonin dyja komunat, poashtu edhe kryetar z. Aliu shprehu interesim për bashkëpunim për angazhim të përbashkët për të mirën e përgjithshme të të dyja komunave.
Pas përfundimit të takimit, gjithashtu u vizitua edhe Kompleksi Përkujtimor i Reçakut, i cili është ndërtuar në nderim të martirëve të Masakrës së Reçakut.