Vijojnë punimet për rregullimin e oborrit të shkollës dhe për adaptimin e çerdhes

Pas projektit për instalim të nxemjes qendrore në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” në Sellarcë të Epërme, vijojnë punimet për rregullimin e oborrit të së njejtës. Prioritet kryesor i Komunës së Bogovinës është përmirësimi i infrastrukturës shkollore, me qëllim që nxënësve t’iu ofrohen kushte më të mira gjatë procesit edukativo-arsimor.

Poashtu, vazhdojnë punimet për adaptimin e çerdhes të cilat kanë arritur në fazën përfundimtare. Me anë të projektit për adaptimin e çerdhes, Komuna e Bogovinës do t’iu mundësojë fëmijëve që të kenë përkujdesje më bashkëkohore, kushte cilësore dhe ambient të sigurt.

 

 

 

Komuna e Bogovinës pajiset me një kamion të ri

Komuna e Bogovinës është pajisur me një kamion të ri, i cili do të përdoret për shërbime komunale nga ndërmarrja publike “Sharri”.

Kamioni është siguruar përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP 2) i zbatuar nga Ministria e financave me mbështetjen e Bankës botërore.

Komuna e Bogovinës do të përpiqet të përmirësojë kushtet për qytetarët në të gjitha fushat dhe mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm është parakusht për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimit ekonomik të Komunës.