Pas projektit për instalim të nxemjes qendrore në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” në Sellarcë të Epërme, vijojnë punimet për rregullimin e oborrit të së njejtës. Prioritet kryesor i Komunës së Bogovinës është përmirësimi i infrastrukturës shkollore, me qëllim që nxënësve t’iu ofrohen kushte më të mira gjatë procesit edukativo-arsimor.

Poashtu, vazhdojnë punimet për adaptimin e çerdhes të cilat kanë arritur në fazën përfundimtare. Me anë të projektit për adaptimin e çerdhes, Komuna e Bogovinës do t’iu mundësojë fëmijëve që të kenë përkujdesje më bashkëkohore, kushte cilësore dhe ambient të sigurt.