Komuna e Bogovinës është pajisur me një kamion të ri, i cili do të përdoret për shërbime komunale nga ndërmarrja publike “Sharri”.

Kamioni është siguruar përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP 2) i zbatuar nga Ministria e financave me mbështetjen e Bankës botërore.

Komuna e Bogovinës do të përpiqet të përmirësojë kushtet për qytetarët në të gjitha fushat dhe mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm është parakusht për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimit ekonomik të Komunës.