“Dita e shkollës” në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”

Sot, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”- Bogovinë u festua dita e shkollës, në të cilën nxënësit ishin të organizuar në lloje të ndryshme të interpretimeve: recitale, drama, vallëzime të ndryshme si dhe ekspozitë të përgatitur nga vetë ata.
Në manifestim ishte i ftuar edhe kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili, i cili mori fjalën përshëndetëse. Ai i falënderoi për ftesën dhe i uroi të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit sa më shumë suksese në të ardhmen.

 

Z. Albon Xhemaili realizoi takim me përfaqësuesit e UNDP- së dhe me përfaqësuesin e ambasadës zvicerane

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e UNDP- së dhe me përfaqësuesin e ambasadës zvicerane në lidhje me projektin për rrjetin rezistent në rajonin e Pollogut. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga ambasada zvicerane dhe në të janë të përfshira të gjitha komunat e Pollogut.
Në takim u bisedua rreth pikave të cilat rrezikojnë territorin e Komunës së Bogovinës, siç janë: vërshimet, lumi i Bogovinës, Kamjanit, Pallçishtit, lëvizjet e tokës si dhe problemet tjera që ndodhin nga dukuritë elementare.
Mbas takimit, ata i vizituan pikat më të rrezikuara në lumin e Bogovinës, në lagjen mbi Bogovinë që shpie drejt rrugës lokale për në Novosellë dhe në lagjen mbi shkollën fillore në vendbanimin Pirok.

Komuna e Bogovinës bën instalimin e sistemit fotovoltaik në disa objekte

Komuna e Bogovinës është një ndër komunat rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut që aplikoi tek Ministria e Financave për sistemin fotovoltaik, projekt ky i financuar nga Unioni Evropian.
Përmes këtij projekti, komuna fitoi mundësinë për instalimin e sistemit fotovoltaik në tre objekte: sallën sportive në vendbanimin Kamjan, objektin e komunës në Bogovinë dhe objektin e komunës në Kamjan. Ky sistem do të përgjysmojë vlerën e paguar për rrymë elektrike nga ana e objekteve të lartëpërmendura.
Komuna e Bogovinës është angazhuar në mënyrë maksimale për efikasitetin energjetik dhe siguron që ky projekt do të vazhdojë të implementohet edhe në objektet tjera publike që i përkasin komunës.

Festa e 7 Marsit në Komunën e Bogovinës

Me rastin e festës së 7 Marsit, Komuna e Bogovinës organizoi manifestim gjatë të cilit kryetari z. Albon Xhemaili përshëndeti të gjithë të pranishmit, ua uroi të gjithë mësimdhënësve festën e 7 Marsit si dhe i falënderoi për pjesëmarrjen në këtë manifestim.
Poashtu, u shpërndanë mirënjohje nga ana e kryetarit për nxënësit që kanë marrë pjesë në gara komunale në letërsi “Eseu më i mirë”, për arsimtarët të cilët punuan vazhdimisht me këta nxënës dhe për veteranët e arsimit.

Gëzuar festën e 7 Marsit të gjithë mësimdhënësve!

Të nderuar arsimtarë, gëzuar festën e 7 Marsit!

Shfrytëzoj rastin t’iu falënderoj për punën dhe kontributin tuaj që keni dhënë, duke punuar me përkushtim të madh për zhvillimin e arsimit kombëtar.

Uroj që të keni shëndet dhe të vazhdoni t’i shërbeni popullit në të mirë të kombit dhe të gjuhës sonë!

Me respekt,

Albon Xhemaili