Hapja solemne e sallës shkollore sportive në Kamjan

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot bëri hapjen solemne të sallës shkollore sportive në Kamjan, ku ishte i ftuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi.
Komuna e Bogovinës vazhdimisht mundohet që të krijojë kushte sa më të mira për nxënësit, në mënyrë që të rritet cilësia e arsimit si dhe motivimi i arsimtarëve. Me ndërtimin e sallës sportive, nxënësit do të kenë mundësinë që të ushtrojnë në kushte të mira sportet e tyre të preferuara. Këtë vit janë ndarë mjete për blerje të pajisjeve teknike, të cilat janë të nevojshme për lehtësimin dhe përmirësimin e procesit edukativo – arsimor. Poashtu, përveç sallës në Kamjan janë të parapara edhe ndërtimi i sallave sportive në Bogovinë, Pirok dhe Pallçisht.
Në fund, kryetari falënderoi ministrin z. Arbër Ademi dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.

Realizohet ndërtimi i sallës sportive në Kamjan

Më 28.01.2019 u bë dorëzimi i çelësave të sallës shkollore “Sabedin Bajrami” – Kamjan nga ana e përfaqësuesit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në prezencë të kryetarit të komunës si dhe drejtorit të SH.F.K. “Sabedin Bajrami” – Kamjan.
Gjithashtu ju informojmë se hapja solemne e sallës do të bëhet më datë 30.01.2019 dhe për informata më të hollësishme do të ju njoftojmë ditëve në vazhdim.
Kryetari i komunës falënderoi përfaqësuesin e Ministrisë për këtë investim, me shpresë që sa më shpejtë të fillojnë punimet edhe në ndërtimin e sallave tjera në fshatrat tjerë të komunës sonë.

Falënderim për Shoqatën e Gjuetarëve “Shqiponja e Sharrit”

Shfrytëzoj rastin të falënderoj Shoqatën e Gjuetarëve “Shqiponja e Sharrit” për aksionin e ndërmarrë nga ana e tyre në këto ditë të ftohta dimri. Qëllimi i aksionit ishte kujdesi për kafshët e egra, saktësisht bartja e ushqimit për to në viset malore të Komunës së Bogovinës.
Falënderim dhe respekt për Shoqatën “Shqiponja e Sharrit”!

Albon Xhemaili

 

Komuna pastron rrugët e fshatrave nga bora

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ekipi i NPK – “Sharri” bën të pamundurën për pastrimin e rrugëve nga bora.
Apelojmë deri te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit dhe të kenë durim, sepse të gjithë fshatrat përfshirë edhe ato të malësisë do të pastrohen, ashtu që ekipi do të punojë 24 orë pa ndalur.
Poashtu, apelojmë deri te qytetarët e Komunës së Bogovinës që për shkak të situatës së vështirë mos të dalin pa nevojë me vetura dhe të parkojnë nëpër qendra të fshatrave, sepse automjetet për pastrimin e rrugëve nuk mund të lëvizin dhe të pastrojnë siç duhet rrugët.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Shtëpitë malore të Komunës së Bogovinës

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili përfundoi projektin e dy shtëpive malore në Komunën e Bogovinës, qëllimi i të cilit është paraqitja e vendit tonë si një destinacion i qëndrueshëm dhe i sigurt turistik, që do të përfshijë mikpritjen e turistëve si dhe vendasve gjatë qëndrimit të tyre.
Përfunduan edhe përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit dimëror në skijim ekstrem tek lokacioni i ri për këtë lloj sporti në Komunën e Bogovinës.
Hapja e sezonit dimëror zyrtarisht bëhet me 5 janar 2019!

Vendi – Google Maps