Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot bëri hapjen solemne të sallës shkollore sportive në Kamjan, ku ishte i ftuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi.
Komuna e Bogovinës vazhdimisht mundohet që të krijojë kushte sa më të mira për nxënësit, në mënyrë që të rritet cilësia e arsimit si dhe motivimi i arsimtarëve. Me ndërtimin e sallës sportive, nxënësit do të kenë mundësinë që të ushtrojnë në kushte të mira sportet e tyre të preferuara. Këtë vit janë ndarë mjete për blerje të pajisjeve teknike, të cilat janë të nevojshme për lehtësimin dhe përmirësimin e procesit edukativo – arsimor. Poashtu, përveç sallës në Kamjan janë të parapara edhe ndërtimi i sallave sportive në Bogovinë, Pirok dhe Pallçisht.
Në fund, kryetari falënderoi ministrin z. Arbër Ademi dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.