Sot, në vendbanimin Kallnik është bërë përurimi i stadiumit shkollor, një premtim i dhënë kohë më parë, por i realizuar nga kryetari z. Albon Xhemaili.
Ky projekt është financuar nga buxheti i Komunës së Bogovinës dhe ka një vlerë prej 1.4 milion denarë. Në vazhdimësi do të realizohen edhe projekte tjera, ndër të cilat më e rëndësishme edhe nxemja qendrore në shkollë.
Kryetari i komunës potencoi që në vitin e ardhshëm, në fillim të vitit shkollor do të ketë rritje të numrit të nxënësve, ku në këtë shkollë do të vijnë edhe nxënësit nga vendbanimi Çiflik. Gjatë vitit 2019, poashtu edhe rruga e këtyre dy vendbanimeve do të lidhet me rrugë të asfaltuar.
Në fund, kryetari uroi që nxënësit ta shfrytëzojnë fushën sportive në mënyrë sa më të mirë të mundshme, e cila do t’iu shërbejë edhe të gjithë sportdashësve për aktivitete të ndryshme sportive.