Filluan punimet e terrenit sportiv të shkollës fillore në fshatin Kallnik

Më 29.10.2018, Komuna e Bogovinës filloi me punimet e terrenit sportiv të shkollës fillore në fshatin Kallnik, me sipërfaqe prej 1000 m2 (25m × 40m), e financuar nga buxheti i Komunës së Bogovinës, një nga premtimet e dhëna nga ana e kryetarit të komunës, z. Albon Xhemaili.
Me anë të këtij projekti do të mundësohet ngritja e nivelit të kulturës sportive në kuadër të shkollës dhe rinisë në këtë vendbanim. Sigurojmë se do të vazhdohet edhe me projekte të tjera edhe në vendbanimet tjera.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili realizoi një takim me mërgimtarët në Zvicër

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili realizoi një vizitë në Zvicër, ku pati takim me mërgimtarët dhe me shoqatat që jetojnë e veprojnë atje.
Kjo vizitë pati për qëllim njoftimin e gjendjes së Komunës së Bogovinës, prej fillimit të mandatit deri në gjendjen aktuale, njëkohësisht edhe me planet në të ardhmen.
Në bashkëbisedim me mërgimtarët dhe shoqatat që veprojnë atje, ofroj bashkëpunim me të vetmin qëllim që të ngremë bashkërisht nivelin e jetesës në të gjitha sferat edhe në territorin e Komunës së Bogovinës.
Falemenderim dhe respekt për të gjithë mërgimtarët që treguan vullnetin dhe respektin me mikpritjen. Shpresojmë se takimet dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Me respekt,
Albon Xhemaili

Komuna përfundoi punimet e rrugës 402 në kufirin midis dy vendbanimeve, Pallçisht i Poshtëm dhe Kallnik

Komuna e Bogovinës përfundoi punimet e rrugës 402 në kufirin midis dy vendbanimeve, Pallçisht i Poshtëm dhe Kallnik, gjatë së cilës është realizuar sanimi i rrjedhjes së ujit që ka qenë një kohë të gjatë pengesë gjatë lëvizjes në komunikacion.
Poashtu, komuna do të vazhdojë të angazhohet edhe më tej për një mjedis të pastër jetësor, si dhe falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin.

Përfundoi realizimi i projektit “Të mësojmë për film”

Më 16 tetor, projekti “Të mësojmë për film” u realizua në shkollën e fshatit Pallçisht dhe Novosellë, ku të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollave dhe disa arsimtarë. Në këto dy shkolla përfundoi realizimi i këtij projekti. Ky projekt u realizua në shkollat e Komunës së Bogovinës si: Pirok, Bogovinë, Zherovjan, Kamjan, Pallçisht dhe Novosellë.
Projekti u realizua nga SH.K.H “E Vërteta”- Bogovinë, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Falënderim i veçantë për ministrin e Kulturës, z. Asaf Ademi, i cili na mundësoi që të realizohet ky projekt, poashtu një falënderim edhe për profesorin universitar Senad Abduli dhe aktorin Elmir Sejfullai për angazhimin e tyre dhe drejtoritë e shkollave pa të cilët nuk do të realizohej ky projekt.
Vazhdojmë me projektet e rradhës!

Programi “Punë e dobishme komunale” ka filluar të aplikohet nëpër vendbanimet e Komunës së Bogovinës

Programi “Punë e dobishme komunale”, e financuar nga UNDP dhe Komuna e Bogovinës, ka filluar të aplikohet nëpër vendbanimet e Komunës së Bogovinës dhe do të vazhdojë edhe për gjashtë muajt në vijim.
Më 12 tetor, në vendbanimin Rakovec, tre motra medicinale të angazhuara në këtë projekt zhvilluan kontrollet mjekësore qytetarëve të këtij vendbanimi.
Në këtë projekt, Komuna e Bogovinës gjithashtu ka angazhuar edhe katër persona për përkujdesjen e të moshuarve nëpër vendbanimet malore si dhe tre asistent personal për fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët u asistojnë atyre gjatë proçesit edukativo-arsimor.

Përfunduan punimet e dy rrugicave paralele në Kamjan

Komuna e Bogovinës në bashkëpunim me qytetarët e vendbanimit Kamjan arriti në përfundim me punimet e dy rrugicave paralele të a.q. “Hoxhë Sead Ajruli“, me sipërfaqe prej 1200 metër katror.
Vazhdojmë me punimet në projektet e rradhës për të ngritur nivelin e infrastrukturës në territorin e Komunës së Bogovinës.

 

Z. Albon Xhemaili realizoi takim me ekspertët e sekretariatit zviceran për çështje ekonomike “SECO” dhe me përfaqësuesit e qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili realizoi takim me ekspertët e sekretariatit zviceran për çështje ekonomike “SECO” dhe me përfaqësuesit e qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.
Në takim u diskutua për fillimin e zbatimit të masave urgjente për rehabilitimin e deponisë “Rusino”. Poashtu, ky takim ka për qëllim edhe fillimin e punimeve të para në kuadër të një investimi kapital për zgjedhjen e problemit me mbetjet urbane për të gjithë rajonin e Pollogut.