Projekti “Të mësojmë për film” u realizua edhe në shkollën e fshatit Pirok dhe Kamjan

Sot, projekti “Të mësojmë për film” u realizua në shkollën e fshatit Pirok dhe Kamjan, ku të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollave si dhe disa arsimtarë.
Projekti “Të mësojmë për film” realizohet nga SH.K.H “E Vërteta”- Bogovinë duke u mbështetur nga Ministria e Kulturës. Falënderojmë Ministrinë e Kulturës për mbështetjen, profesorin universitar Senad Abduli, aktorin Elmir Sejfullai dhe Hamide Sejfullain për angazhimin e tyre si dhe drejtoritë e shkollave pa të cilët nuk do të realizohej ky projekt.

Projekti “Të mësojmë për film”

Sot, në sh.f. “Abdyl Frashëri”- Bogovinë dhe sh.f. “Liria”- Zherovjan u realizua projekti “Të mësojmë për film”, realizuar nga SH.K.H. “E vërteta”- Bogovinë dhe mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.
Falënderojmë aktorët prof. Senat Abduli dhe Elmir Sejfullai, të cilët ishin ligjërues në këtë projekt. Në ditët në vazhdim projekti do të realizohet edhe në shkollat tjera.

Falënderim për qytetarët që u bënë pjesë e votimit të ditës së referendumit

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bogovinës,

Në emrin tim personal ju shpreh falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e votimit të ditës së djeshme, ditës së referendumit. Me dalje prej 43.77% të votuesve dëshmuam që jemi më të suksesshëm si komunë, duke shpresuar dhe besuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Me respekt,

Albon Xhemaili