Sot, Komuna e Bogovinës realizoi takim me përfaqësuesit e agjencionit gjerman për bashkëpunim ndërkombëtarë GIZ, në lidhje me projektin që do të implementohet në rajonin e Pollogut, kryesisht në Komunën e Bogovinës.
Projekti në fjalë ka të bëjë konkretisht me ndihmën financiare që do t’ju ofrohet bizneseve të vogla të cilët kanë potencial për t’u rritur, bizneseve start-up të fokusuara në inovacion dhe bizneseve të ekonomisë së gjelbërt. Gjithashtu duhet theksuar se ky projekt do të ndahet në dy faza edhe atë: faza e parë do të jetë ndihma financiare logjistike për biznes plane, ndërkaq faza e dytë do të jetë ndihma financiare për bizneset që operojnë në Komunën e Bogovinës.