Projekti “Ndërtimi i kanalizimit fekal në vendbanimet Bogovinë dhe Kamjan të Komunës së Bogovinës”, pas përpjekjeve disa vjeçare është shqyrtuar dhe miratuar sot, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Vlen të theksohet se vlera totale e projektit është 273,133,500.00 denarë. Një total prej 78,454,500.00 denarëve është siguruar për vitin 2021, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet për dy vitet e ardhshme.