Thirrje publike

Në bazë të Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore, Komuna e Bogovinës publikon Thirrje Publike për zgjedhjen e një organizate rinore ose organizatë për të rinjtë që do të menaxhojë Qendrën Rinore në Komunën e Bogovinës.

Thirrja publike zgjat deri më 19.10.2023, e llogaritur nga dita e publikimit.

Për më shumë informata shkruani në email: info@komunabogovine.gov.mk

Dokumentet që duhet të plotësohen nga organizatat që do të aplikojnë:

1. Fletëaplikimi

2. Formulari i buxhetit

Informacion shtesë për Agjencinë për rini dhe sport:

Portfolio е punonjësve për të rinjtë

Thirrje publike për personat e evidentuar si të papunë për përfshirje në Programën – Punë e dobishme komunale

Njoftohen të gjithë personat e evidentuar si të papunë të cilët janë të interesuar për t’u përfshirë në Programin – Punë e dobishme komunale, të punojnë me kohë të pjesshme për 9 (nëntë) muaj për të fituar aftësi dhe për të hyrë gradualisht në tregun e punës,  të aplikojnë në Agjencinë për punësim – Qendra për punësim Tetovë.

Njoftim nga Këshilli Rinor

Këshilli Rinor Lokal në Komunën e Bogovinës, në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës në sajë të 9-të Majit, Ditës së Evropës, ju fton që të gjithëve në panel diskutimin e rradhës “Destinacioni ynë – Bashkimi Evropian”, në hapësirat e zyrës sonë  (në afërsi të Bashkësisë Lokale) në fshatin Pallçisht.
Panelistë:
  • Z. Besnik Emshiu – Kryetar i komunës së Bogovinës
  • Prof. Dr Abdulla Azizi – Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore – SEEU
  • Prof. Dr Ismet Jonuzi-KROSI – Historian
  • Z. Faton Esati – Kryetar i Shoqatës VEPRA
Ftesa është e hapur për të gjithë,
JU MIRËPRESIM!